Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Departamenti Amerikan i Shtetit po përdor dy standarde, sa i përket shpalljes non grata të Sali Berishës.
Ai tha se DASH ka dy lista, një personat non grata dhe një për sekuestrimin e pasurive të disave prej tyre.
Sipas tij, Berishës nuk i janë sekuestruar pasuritë, vetëm është shpallur “non grata” nga SHBA.
“Nga ana tjetër ka edhe një problem të vetë amerikanëve, në çështjen që lidhet me Berishën, mendoj që kanë mbajtur dy standarde.
Ka një listë të liderëve politikë që janë shpallur non-grata. Kemi një listë tjetër që janë sekuestruar pasuritë e disave prej tyre nga Departamenti i Thesarit.
Po pyes si qytetar: A mund t’ju japin shpjegime Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga kjo listë e personave non-grata pse departamenti i thesarit disave ua sekuestron pasurinë, disave jo? A ka dy standarde këtu?”, u shpreh Spahiu.
“Shqiptarët e shikojnë Amerikën si tokë e premtuar, e shikojnë kushtetutën amerikane si bibla. Amerikanët duhet të ofrojnë një standard të padyzuar për shqiptarë të cilët i kanë idhull”, tha ai./m.j