Vitin e ardhshëm akademik, maturantët të cilët do të konkurrojnë për degën Mjekësi e Përgjithshme, përveç tre testimeve të maturës, do i nënshtrohen edhe një provimi të automatizuar.
Në provimin e automatizuar, rreziku për gabime do të jetë zero dhe vlerësimi do të jetë direkt pas përfundimit të provimit. Vlerësimi do të ketë 30% të peshës së notës. Marrëveshja është nënshkruar me Universitetin e Mjekësisë dhe Ministrisë së Arsimit.
Gjatë përzgjedhjes së studenteve për të vijuar studimet për mjekësi, universiteti do duhet të marrë parasysh rezultatet e provimit automatik.
Ndryshime janë parashikuar edhe në Maturën Shtetërore. Fleta e cila përdoret nga nxënësit për të zgjidhur ushtrimet nuk do të lejohet, pasi u merr kohë maturantëve dhe rrit përqindjen e gabimeve.
Provimet do të zhvillohen në qendra të mëdha, për të ulu mundësinë e abuzimeve. Sallat e mëdha do të jenë të vëzhguara me kamera, kështu çdo pretendim me pas nga nxënës e prindër mund të verifikohet./ TCH
/e.d