Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se ka nëj shtëpi. I ftuar në Glamour Zone, Flamur Noka u pyet nëse ai ka ndonjë shtëpi ose vilë të padeklaruar, dhe çuditërisht demokrati e pohoi këtë gjë duke ironizuar më pas edhe detajet.
‘Po, kam një shtëpi të padeklaruar. Është shtëpia ku jetoj momentalisht. Kam vetëm një, por do të doja të kisha edhe më shumë të padeklaruara,’-tha Noka.
Disa kohë më parë, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili deklaroi se një ish-ministër i PD-së ka një vilë në Lalëz që kushton 760 mijë euro pa dhënë emër. Më pas, doli sërish publikisht duke u shprehur se pronar ishte ish-ministri Flamur Noka. Ndërsa ky i fundit po i adreson sot për herë të parë akuzat e ngritura ndaj tij.
/e.d