Biznesmeni, Sait Fishta, i ndaluar nga Policia e Shkodrës disa ditë më parë me akuzën “për ndërtime pa leje” në zonën e Velipojës, ka marrë masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi ka paguar edhe 50 mijë euro garanci. Kjo masë u dha nga sot nga Gjykata e Shkodrës. Pak ditë më parë Prokuroria vendosi masën e sekuestrues për 9 pallate në Velipojë të ndërtuara nga Sait Fishta. Ai është një emër i njohur në botën e biznesit, por edhe në atë të politikës. Ai është një ndër biznesmenët më të njohur të Shkodrës dhe dy herë ka tentuar që të bëhet edhe deputet në Kuvend, por nuk ka mundur të zgjidhet.