Marrëdhënia e Rudina Hajdarit me partnerin, shpesh herë ka qenë në fokus të mediave, mirëpo asnjëherë nuk ka marrë një përgjigje të prerë nga vetë ish-deputetja.
Ardhja e saj në Shqipëri dhe angazhimi në politikë bënë që të qarkullonin thashetheme se mes saj dhe partnerit, Muçjo Demiraj ka një krisje dhe se çifti janë drejt divorcit.
E pyetur së fundmi në lidhje me këto thashetheme, nëse janë të vërteta, Hajdari i konfirmoi.
“Unë jam shprehur vetë. E kam thënë vetë që kam patur vështirësi në këtë marrëdhënie. Nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur.
Ne kemi patur fatin dhe priviliegjin që njihemi për kaq shumë kohë me njëri-tjetrin dhe kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin në thelb dhe për familjet tona dhe e gëzojmë këtë respekt të jashtëzakonshëm.
Ja kemi transmetuar edhe gocës këtë respekt. Ruajmë një marrëdhënie shumë shumë shumë të mirë. Dhe jam me fat”, u shpreh ajo në “D-Night”.
Rudina Hajdari dhe Muçjo Demiraj kanë jetuar për shumë vite në SHBA, ku ish-deputetja ka kryer edhe studimet.
Çifti janë prindër të një vajze 7-vjeçare, Sihanës.
/s.f