Anna Maria, një shtetase italiane, ka lënë vendlindjen për të jetuar në Vlorë. Fillimisht erdhi si turiste në jug të vendit, por duket se Vlora rezultoi dashuri me shikim të parë për të.
Ajo la punën në Itali dhe u zhvendos në Shqipëri, ku ka hapur edhe kurse për joga.
“Ëndrra ime ka qenë të jetoja afër detit dhe të hapja shkollën time të jogës. Nē fund të marsit prenotova dhe erdha në Shqipëri për një udhëtim turistik që zgjati një muaj me idenë edhe për të parë nëse mund të jetohej në Shqipëri, edhe pse të gjithë më thonin se Shqipëria nuk është e sigurt”, u shpreh ajo.
Falë afërsisë me Italinë, shumica e qytetarëve të Vlorës e flasin gjuhën italiane. Kjo gjë për Annën ishte mikpritja e parë.
“Në fillim e mora pak me frikë qëndrimin këtu, por pastaj pashë që vlonjatët kishin një qasje shumë miqësore ndaj italianëve dhe thuajse të gjithë e kuptojnë italishten, kjo më bëri të ndihesha sin ë vendin tim” tha Anna.
Prej vitesh në Itali ka bërë Yoga, e cila më pas ju kthye në punë. Por sa njohuri dhe dëshira knaë shqiptarët me praktikën e jogës?
“Kam nisur të jap mësime për gratë, pasi puna me to është më e lehtë, pasi kanë dëshirën që përvec bukurisë estetike, kërkojnë të çlirohen nga stresi.
Kam kuptuar që në Shqipëri gratë janë shumë të ngarkuara me familjen dhe punën. Edhe pse është një kulturë ndryshe, kanë nisur ta duan dhe madje kam 4 nxnënëse shqiptare që e pëlqejnë aktivitetin fizik”, nënvizoi ajo.
Qetësinë shpirtërore dhe forcën e natyrës, Anna e gjeti në Vlorën e bukur teksa deti i zgjoi kujtimet e Sardenjës, origjinës së saj./m.j