Një 24 –vjeçare italiane është bërë nënë dhe mjeke në të njëjtën ditë. Bëhet fjalë për Benedetta Santoro, e cila shkoi të diplomohej në Universitetin e Perugias me dhimbjet e lindjes. Pas diplomimit ajo vrapoi në spital me partnerin e saj dhe solli në jetë vajzën e saj, Vittoria.
Siç raportohet nga mediat italiane, 24-vjeçarja nga zona e Arezzo-s shkoi në Perugia për për të diskutuar tezën e saj të diplomës, kur i filluan kontraktimet. Në ktë situatë, komisioni i diplomës i dha përparësi asaj.
Pas diskutimit të tezës së diplomës dhe shpalljes doktoreshë, Benedetta-s iu desh të vraponte me makinë në spitalin e Città di Castello ku, pak më vonë, lindi vajzën e saj.
/a.r