Manchester United dhe Manchester City dëshirojnë Neymar dhe të dy klubet e qytetit janë futur në një garë të çmendur për ta marrë nga Barcelona.
Klauzola për prishjen e kontratës së brazilianit me klubin katalanas është 190 milionë euro, por klubet angleze duket se e kanë shpërfillur.
Gara është për pagën e ofruar dhe që të dy janë gati t’i ofrojnë 1.3 milionë euro në javë, sipas The Sun.
Nëse Neymar pranon, atëherë paga e tij do të ishte e pakta 60 milionë euro në vit, shumë më e lartë nga shifrat që marrin Leo Messi e Cristiano Ronaldo.