Rëndohet pozita e ish-deputetit të Partisë Socialist Alqi Bllko. Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën e re për çështjen e incneneratorti të Elbasanit. Sipas dosjes voluminoze të SPAK prej 98 faqesh thuhet se Ballko i ka dërguar me anë të postës së tij private elektronike, të tij privar raportin e bashkisë së Elbasnit, për emergjencën mjedisore, Mirel Mërtirit, duke bërë të mundur paracaktimin e garës për koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Elbasni.
Në dosje thuhet se dokumentet një ditë më pas Mërtiti ja ka kaluar Klodian Zotos. Po ashtu në dosje thuhet se Bllako ka pasur edhe disa telefonatat me biznesmenin Mirel Mërtitin, çka sipas prokurorisë ka vërtetuar njohjen mes tyre dhe ka bërë të mundur paracaktimin e garës duke bërë që kompania AlbTek Energy. SH.P.K të fitonte koncesionin.
Brenda disa ditësh dosja do të shkojë në gjykatë për të caktuar edhe masë të re sigurie, për Bllakon, ndërsa masën në mungesë për veprën penale të korrupsionit togat e zeza mund të caktojnë edhe për biznesmenin Mirel Mërtiri. Ish-deputeti u rikthye në qeli me vendim të Gjykatës së Posaçme të Aplit 34 ditë pas shkalla e parë e nxori në arrest në shtëpi.
Bllako akuzohet edhe për aferën e inceneratorit të Fierit ku dyshohet se nëpërmjet punësimit fiktiv të babit, ka përfituar një shumë prej rreth 15 milion Lëkësh. Në njoftimin e SPAK thuhet se babi i Bllakos është paguar 6 mijë Euro në muaj nga kompania e “Integrated Energy BV SPV. Sh.p.k” kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
SPAK firmosi të Mërkurën 11 urdhër arreste të reja për inceneratorin e Fierit, 5 ranë në pranga dhe 6 janë në kërkim. Gjykata e Posaçme pritet që të premten të zhvillojë seancën për verifikim të masave të sigurimit.
/a.r