‘Non Grata’ do të vijë shumë shpejt në dyert e qeverisë, ky ka qenë paralajmërimi i deputetit demokrat Kreshnik Çollaku i cili u shpreh se shumë shpejt edhe mazhoranca do të vihet në provë.
“Unë mendoj se aleanca me SHBA është jetike dhe e shenjtë për PD. Fati i askujt, sado i rëndësishëm për rëndësinë tonë s’ka fuqi. Por Non Grata kanë mbërritur dhe në dyert tuaja. Se di zoti Balla, më duket se kanë trokitur edhe nga anët tuaja. Do të viheni shumë shpejt në provë dhe qeveria juaj për non grata nga SHBA”- tha Çollaku.
Në debatin brenda PD, Çollaku e ka cilësuar të drejtë vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës nga PD.
Mendoj se vendimi i Bashës ishte vendim i drejtë. Nuk mund të hynim në një kur përplasjeje me aleatin tonë, SHBA. Në mënyrë të pavetëdijshme mund t’u krijohet terreni platformave antiamerikane”, ka deklaruar ai më parë.
/s.f