Një gjykatë holandeze ka deklaruar se një raketë Buk e prodhuar nga Rusia është përdorur për të rrëzuar fluturimin MH17 të Malaysian Airlines mbi Ukrainën lindore në vitin 2014, duke vrarë 298 persona në bord dhe sot pritet vendimi i gjykatësve holandezë, raporton CNN.
Një gjykatës në gjykatë po lexon verdiktin e saj në gjyqin e tre rusëve dhe një separatisti ukrainas, të cilët akuzohen për vrasje masive për rolin e tyre në rrëzimin e avionit.
Të pranishëm në gjykatë do të jenë shumë nga të afërmit e viktimave të ardhur nga 10 vende, duke përfshirë 196 holandezë, 43 malajzianë dhe 38 australianë. Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurit, rusët Igor Girkin, Sergei Dubinsky, Oleg Pulatov dhe ukrainasin Leonid Kharchenko, të cilët megjithatë nuk do të jenë në gjykatë pasi nuk pranuan të marrin pjesë në gjyq.
Sipas prokurorisë, të akuzuarit dyshohet se ishin pjesë e forcave separatiste të mbështetura nga Kremlini dhe luajtën rol kyç në sjelljen e një rakete të tipit Buk nga një bazë ushtarake në Rusi në vendin e lëshimit. Moska gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje.
Më 17 korrik të vitit 2014, fluturimi MH17 i kompanisë Malaysia Airlines u rrëzua mbi Ukrainë, duke vrarë 298 njerëz.
/s.f