Deputeti Agron Gjekmarkaj ka takuar sot kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani.
Gjatë takimit Gjekmarkaj dhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, u diskutua për mundësitë dhe nevojat për të forcuar miqesinë mes dy vendeve.
“Sot pata nderin dhe kenaqësinë të pritem në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga SHTZ, z. Talat XHAFERI.
Zhvilluam një bisedë vëllazërore mbi intensifikimin e raporteve shtetërore e institucionale ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Në kontekstin e sfidave të përbashkëta integruese e jo vetëm vumë theksin te mundësitë dhe nevojat për të forcuar miqesinë mes nesh, për të investuar gjithmonë tek paqja , stabiliteti e demokracia në rajon, besnik të vlerave përbashkuese të Natos dhe BE.
Populli Shqipëtar në Maqedoninë e Veriut e bën jetike dhe e shndërron në persepktivë të vetme këtë opsion. E përgëzova z. XHAFERI për dinjitetin që i jep portretit të Kryetarit të Kuvendit të Mqedonisë së Veriut me kontributin e tij historik e aktual, shtetit fqinj e po kaq krejt shqiptarëve kudo që ndodhen.
Gjithashtu në menyre tejet të përzemërt biseduam me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Bujar OSMANI një Diplomat rracional dhe efikas i cili ka udhëhequr me sukses diplomacinë e Maqedonisë së Veriut pa komplekse në sfida të veshtira. U pajtuam me Ministrin OSMANI se integrimi në BE është rruga e vetme dhe busulla për të cilën vlen çdo përpjekje. Faktori politik Shqiptar në Maqedoninë e Veriut është i vendosur dhe kontribues me sakrificat e djeshme dhe shëmbullin e bashkëpunimit institicional sot në udhetimet integruese”, shkruan Gjekmarkaj.
/e.d