Avdyl Jakupi-Çakalla ka qenë ish ushtar i UÇK-së dhe tani ai duhet të qëndroj edhe 3 vite burg për të përmbushur dënimin prej 15 viteve burg. Në vitin 2012 nga një inçizim me telefon, nga qelia e burgut Avdyl Jakupi tha ‘Unë jam i burgosur por ju jeni të robëruar’.
Klan Kosova ka realizuar një intervistë me Avdyl Jakupin-Çakalla e tani nga shtëpia pasi që ai kohëpaskohe del nga burgu për të vizituar familjarët. Pasi i kaloi 12 vjet në burg, tani e lëshuan që ta kalojë një fundjavë në shtëpi. Prandaj,e dhe vendosi që ta jap intervistën e tij të parë, për të treguar se çka heqin shqiptarët në burgun e Idrizovës në Shkup.
Çakalla flet edhe për ‘Grupin e Kumanovës’ dhe thotë se ky grup është tradhëtuar.