Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit, teksa tha ndër të tjera se me këtë investim qyteti do të transformohet ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, vjen edhe reagimi i Partisë së Lirisë.
“Rama u kërkon durrsakëve që ta falenderojnë që po jua vjedh Portin dhe do që t’i bëjë edhe për budallenj”, shprehet në Twitter sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi.
“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!”, deklaroi më herët Rama.
/a.r