Policia e Fierit ka ndaluar një arkëtar të postës së OSHEE-së në fshatin Dërmenas.
Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Ramush Krasniqi, i cili akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Krasniqi ka përvetësuar një shumë prej 19 milionë lekë të vjetra të faturave të energjisë.