Babai Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja në një prononcim për gazetarët para drejtorisë së policisë u shpreh se nuk ka dijeni se pse djali i tij është shoqëruar.
Ai pohoi se djali i tij lëviz me një makinë të blinduar, por kjo nuk është arsye që ai të ndalohet.
‘Edhe kur ka qenë drejtor police ka marrë rrogë dhe i vjen rruga në shtëpi. Ajo ngjarje është vazhdim i kësaj që po them shpifje. Është sqaruar ka dhënë dëshmi janë verifikuar gjërat dhe nuk është asgjë e vërtetë. Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra.’- u shpreh Xhelal Rraja.
/a.r