Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka hedhur sërish sot akuza ndaj qeverisë “Rama” sa i takon çmimeve të produkteve ushqimore apo dhe atë të karburanteve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tabaku ka përmendur edhe projektin e Portit të Durrësit, teksa ka theksuar se 300 milionë euro taksa i falen një kompanie fantazmë.
Reagimi i Tabakut:
Mirëmëngjes! Unë e di që çdo familje shqiptare zgjohet në mëngjes dhe bën llogaritë me çmimet e rritura të produkteve, që nga buka, qumështi, tek çmimi i karburantit, tarifat e arsimit, transporti publik. Çdo gjë tjetër në Shqipëri është më shtrenjtë si pasojë e taksave. Kush është përgjigja e qeverisë? Zgjohet e ngryset vetëm me një ide; çfarë PPP-je do të japë?
Si Porti i Durrësit që do diskutohet që sot në mëngjes në Kuvend. 300 mln euro taksa i falen një kompanie fantazmë ndërkohë që shqiptarëve u janë marrë 500 mln euro nga rritja e çmimeve këto pakë muaj. Kush është zgjidhja? Unë mendoj që argumenti më i mirë është tregu i lirë, konkurenca, meritokracia, buxheti në shërbim të qytetarëve, vendosja e prioriteteve që ka një dhe vetëm një t’i mbajmë shqiptarët këtu!
/s.f