Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Xhavit Haliti paralajmëroi se ka rrezik që situata në Veri të përshkallëzohet.
Ai tha se kur të vijë koha për prerejen e gjobave, rrezikohen të digjen institucionet e Kosovës në veri si kundërpërgjigje nga serbët.
Mes të tjerash Haliti thekson se serbët në veri do t’iu vënë flakën pikave kufitare, doganave e objekteve tjera.
“Ditën kur të fillojnë gjobat, ata kanë një projekt të tyre si përgjigje. Rreziku për mua është se do të digjen institucionet e Kosovës. Do t’u vihet flaka ndërtesave të doganës, policisë, gjykatës e komunave”, tha ai për ATV.
Sipas tij, beteja e Serbisë është të bindë Bashkimin Evropian se Kosova është kundër qytetarëve serbë në veri.