Në nisje të takimit të Këshillit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, iu rikthye edhe njëherë situatës në veri të Kosovës, e cila është tensionuar ndjeshëm në vitet e fundit.
Pas takimeve që zhvilloi në fundjavë me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, Borrell u shpreh se iu ka bërë një propozim Kosovës dhe Serbisë për tejkalimin e situatës në veriu, pas largimit të serbëve nga institucionet.
“Kemi paraqitur një propozim i cili duhet të diskutohet si një rrugëdalje e mirë nga situata. Duhet t’u bëj thirrje të dyja palëve që të përmbushin përkushtimet e tyre, të respektojnë angazhimet dhe të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur shumë vjet më parë”, tha zoti Borrell, por pa dhënë hollësi se për çfarë bëhet fjalë.
Tensionet ndërmjet të dyja vendeve u shtuan pasi qeveria e Kosovës më 1 nëntor filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave.
/a.r