Rënia e Khersonit dhe tërheqja e ushtrisë ruse nga kjo zonë ka qenë goditja më e fundit për regjimin e Presidentit rus Vladimir Putin, pas fillimit të fushatës së tij pushtuese në Ukrainë. Por, ajo që është më shqetësuese për Putinin është se aleatët e tij besnikë kanë filluar të vënë në dyshim potencialin dhe udhëheqjen e tij.
Një shembull i qartë i kësaj është Alexander Dugin, i cili konsiderohet babai ideologjik i regjimit të Vladimir Putin.
“Në një autokraci i japim sovranit pushtetin absolut për të na shpëtuar të gjithëve, pra fuqi të plota në rast suksesi, por edhe përgjegjësi të plota në rast dështimi. Kherson u dorëzua plotësisht”, shkroi Dugin në Telegram, duke thyer heshtjen e tij dhe duke lënë të kuptohet se Presidenti rus duhet të rrëzohet, siç raportohet nga Tsargrad TV, në pronësi të oligarkut ortodoks Konstantin Malofeev.
Përveç kësaj, ai shtoi se çdo “rus i vërtetë duhet të qajë” për shkak të situatës që po përjeton aktualisht fushata ruse në Ukrainë. Së fundi, ai arriti në përfundimin se nëse civilët rusë nuk janë të mërzitur nga ky fakt, atëherë “ata nuk janë rusë”.
/a.r