Shumë shtete europiane dhe të Eurozonës, grupi me 19 anëtarë që përdorin monedhën euro, pritet të përjetojnë një tkurrje ekonomike këtë dimër, për shkak të rritjes së paqartësive dhe inflacionit, sipas parashikimit më të fundit të Komisionit Europian.
Kriza energjetike, e nxitur nga konflikti Rusi-Ukrainë, ka stopuar rritjen ekonomike, me korporatat që po prodhojnë më pak e qytetarët në kursim. Në parashikimin e institucioneve financiare të BE, nënvijëzohet se shkëmbimet tregtare janë dobësuar ndjeshëm ndërsa politikat monetare janë shtrënguar, gjë që mund t’i çojë vendet e BE, drejt recesionit që në tremujorin e fundit të këtij viti.
Sipas raportit, Prodhimi i Brendshëm Bruto, pritet të rritet jo më shumëse 3.3% në vendet e BE dhe 3.2% në vendet e Eurozonës. Ekonomia europiane pritet të tkurret edhe më shumë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe ajo mund të nisë rritjen vetëm në 2024.
Sa i përket inflacionit, në raport parashikohet se ai mund të vazhdojë rritjen deri në9.3% në fund të këtij viti e të rritet edhe më tej në nisje të vitit të ardhshëm. Ulje parashikohet vetëm në2024. Edhe niveli I papunësisë, parashikohet te rritet në vendet e BE deri në 6.2% dhe 6.5% në vitin 2023.
/a.r