Pas tensioneve me qeverinë britanike, sot e gjithë politika shqiptare është shfaqur kompakte në nderimin e ushtarëve britanikë të rënë në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ka rënë në sy edhe pjesëmarrja e Lulzim Bashës, daljet e të cilit në publik janë të rralla. Ish-kreu i PD ishte krah Princ Lekës.
Ndërkaq ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nuk i është ndarë krerëve të drejtësisë së re, drejtuesit të Spak dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Gjatë ceremonisë tërhoqi vëmendje dhe shtrëngimi i duarve mes Pandeli Majkos dhe Belind Këllicit.
/s.f