Në komisionin parlamentar të shëndetësisë ishte i pranishëm Blendi Klosi, i cili po raportonte për ligjin e ri për profesionin e psikologut. E teksa po flitej ka qenë kryetarja e komisionit Albana Vokshi e cila e ka nisur diskutimin…. për nevojën e psikologut që kanë pjesëtarët e qeverisë dhe parlamentit.
Më pas ajo është “pasuruar” nga deputetja socialiste Klodiana Spahiu e cila ka propozuar vendosjen e e një psikologu për partitë politike… sigurisht, kryesisht për PD-në.
Kaq ka mjaftuar dhe deputetët kanë nisur të bëjnë garë se kush ka më shumë nevojë për psikolog.
Kamera e Report TV ishte e vetmja e pranishme në komision dhe ka siguruar disa pamje.