Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka numëruar premtimet sipas tij që nuk janë mbajtur nga kryeministri Rama.
Gjatë fjalës së tij para protestuesve, meta tha se rilindja premtoi të pastronte qytetet, por u zhyt në babëzinë e aferës së inceneratorëve, që gllabëroi qindra milionë euro.
PJESË NGA MESAZHI I TIJ
“Rilindja” premtoi luftë kundër drogës, por sot “bananet” e drogës po përmbytin Shqipërinë dhe Europën.
Rilindja premtoi luftë ndaj pastrimit të parave dhe e futi Shqipërinë në listën e zezë të pastrimit të parave dhe kërkon të bëjë “amnistinë fiskale” për të pastruar lekët e saj.
Premtoi të pastronte qytetet, por u zhyt në babëzinë e aferës së inceneratorëve, që gllabëroi qindra milionë euro.
Premtoi të “rilindte” trashëgiminë kulturore, por shembi në mes të natës dhe të pandemisë Teatrin Kombëtar, dhe po i rrëmben dhe shkatërron të gjitha pasuritë e çmuara të trashëgimisë kulturore.
Edi Rama premtoi se do të jetë kampion i fjalës së lirë, por sot është armiku më i madh i fjalës së lirë dhe medias së pavarur në Europë.
Arsimi është pasqyra e vërtetë asgjësuese, për të kuptuar se sa e urren “Rilindja” dijen dhe kulturën.
Sepse ai ka alergji nga dija, nga intelektualët, nga mendimi i lirë dhe kritik.
Sepse vetëm një shpirtzi nuk ka dhembshuri kur sheh fëmijë të protestojnë me lot në sy poshtë zyrës së tij, me një kërkesë: Na hapni shkollën! Na hapni kopshtin!
Jemi këtu për t’i dhënë fund dramave familjare ku prindërit ulin sytë p֝ërpara fëmijëve sepse nuk u plotësojnë dot as kërkesat për lodra, libra, veshje dhe ushqim.
Kur prindërit ulin sytë para fëmijëve se nuk u shpjegojnë dot pse u mbyll kopshti apo shkolla e tyre.
Jemi këtu për të kërkuar llogari deri në fund se pse:
Ndërsa pensionistët marrin thërrime, Edi Ramës vetëm udhëtimet me chartera i vlejnë dhjetëra milionë euro.
Nëse paga vjetore e mësuesit në Mal të Zi vetëm pak metra matanë Bunës është 9900 Euro, i mësuesit në Shqipëri që është më i keqpaguari në rajon, është 4200 euro.
Përse pedagogët në Kosovë paguhen 50% më shumë se në Shqipëri?
Përse Kosova jep 100 euro në muaj ndihmë për çdo pensionist ndërsa Shqipëria vetëm 10 mijë lekë të vjetra.
Përse Kosova jep 100 euro për çdo student ndërsa Shqipëria nuk jep asgjë kur vetëm qiratë e banesave janë rritur.
Sepse në Kosovë, bëhen hapa përpara në zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa Shqipëria është e fundit në jo vetëm Ballkan por dhe ne bote për zbatimin e ligjin