Për deputeten demokrate Rudina Hajdari, qytetarët kanë vështirësi të shumta, duke nisur qysh me problemet e shumta me përballimin e çmimeve të rritura.
Ajo në një intervistë në Ora tha se protesta është një rrugë e cila është e nevojshme kur sipas saj shqiptarët kanë mbi kokë një regjim si ai i Edi Ramës.
Duhet patjetër që kur kemi mbi kokë një regjim që po na shtyp në këtë mënyrë, atëherë protesta është rrugëtimi dhe hapi i parë që më pas të shkojmë për të marrë votat. Kjo qeveri nuk e gëzon shumicën e publikut. Qytetarët nuk kanë besim tek politikanët dhe i trajtojnë ata si njerëzit më të urryer.
Vendi është i varfër, duke marrë parasysh që qeveria e Edi Ramës me aferat e tij dhe bashkëpunimi me krimin, janë tregues se ai e ka marrë pushtetit përmes shantazhit ndaj qytetarëve. Mendoj se Rama është kryeministri pakicës. Prandaj duhet bërë një kthesë për të shpëtuar të ardhmen tonë. PD i ka të gjitha kapacitetet për ndryshim.
/s.f
Rama KM i pakices? Po kush e ka shumicen moj bib?!