Partia Demokratikë pritet që ditën e nesërme të mbajë një protestë kundër qeverisë, para kryeministrisë.
Për të folur në lidhje me se çfarë do ndodhë gjatë kësaj protestë, i ftuar në emisionin “Zona Zero” me moderator Thimi Samarxhiu, ishte Myslym Murrizi, i cili deklaroi se sipas tij kjo protestë do jetë si gjithë të tjerat dhe nuk do sjellë asnjë ndryshim.
Sipas tij shoqëria duhet të jetë e emancipuar për të dalë vetë në protestë, pa qenë në voja që t’i thërrasë një forcë politike,. Ai shtoi se ka shumë arsye pse qytetarët duhet të protestojnë.
“Unë nuk bëj pjesë tek ata që e shohin protestën si lajm. Ka pasur një zhurmë të madhe mediatike, nga mediat, nga Berisha, Meta gjatë verës, por besoj ka qenë nga shpirti komunist. Nga protestat masive nuk merr pushtet. Ju thosha anëtarëve të kryesisë së PD kur drejtoja degën në Lushnjë:’Hajde shkojmë në protestë sepse kjo është detyrim, por jo se do vimë në pushtet’. Opozita është në të drejtën e saj për të thirrur votuesit e saj dhe qytetarët për të protestuar, edhe socialistët pse jo. Në protestë do ketë qytetarë që mund të mos e kenë votuar PD-në por vinë për të shprehur mllefin e tyre. Në nuk kemi shoqëri të emancipuar, sepse ndoshta do kishte më shumë protesta pa thirrje politike, francezët dalin e spërkasin qeverinë, dalin me thupra dhe godasin. Ne i kemi si vaksinë protestat, po nuk na thirri opozita nuk dalim.
14 shtatori e vetmja protestë e dhunshme, vrasja e Azem Hajdarit. Berisha gjithmonë është i karakterizuar nga thirrje e fortë. Kjo do jetë si çdo protestë normale, përveç 14 shtatorit sepse atëherë i kaloi caqet politike, u vra një koleg i imi. Asnjëri nuk mund të rrumbullakoset për t’i ngjarë tjetrit. Berisha ky ka qenë dhe ky është. Unë di ta ndaj sa i dhunshëm është në shpirt dhe çfarë ka treguar këto 32 vite.
Në 97 nuk kishte dorë Berisha sepse doli situata jashtë kontrollit. Nano në atë kohë ishte në burg, kështu që nuk ka pasur dhunë përveç se në 14 shtator. Duhet të ishte më parë si protestë dhe duhet të vazhdojnë. Nuk bëhet protestë me urdhër. Qytetarët duhet të hyjnë në protestë për veten. Sepse Rama u ka marrë 40 miliardë taksa. As gjysma nuk u janë kthyer. Ka shumë arsye pse shqiptarët duhet të dalin në protestë. Ne e kemi naftën më të shtrenjtë se Mali i Zi dhe Maqedonia.”- deklaroi Murrizi.
/e.d