Komisioni i Ligjeve, përveç debateve të forta në të cilat u përfshi këtë të premte, gjeti kohë edhe për shaka.
Seanca dëgjimore me zëvendësministren e Shëndetësisë Rakacolli i shërbeu deputetit socialist Pandeli Majko që të përcaktonte një recetë për deputetët e Partisë Demokratike në Komision.
Majko: Ndonjë vaksinë ruse në depo keni?
Rakacolli: Jo, janë ezauruar, janë bërë.
Majko: Ju të opozitës, vaksina ruse do t’u bëjmë.Të rrini rehat.
Bushka: Kolegë ju lutem, nuk ka vaksina ruse.
Alibeaj: Ky duhet të jetë besoj efekti i vaksinimit.
Korreshi: E ka bërë kineze Pandi.
Alibeaj: Ka mundësi./m.j