Gjykata e elanikut vendosi një dënim total prej 6 vitesh burg për babain që abuzoi seksualisht me vajzën e tij 14-vjeçare, në vitin 2009, në Halkidiki.
Protothema shkruan se ai u shpall fajtor për përdhunim dhe abuzim me incest.
I pandehuri 61-vjeçar mohoi akuzat dhe pretendoi se vajza e tij gënjen. Ai ka deklaruar se i bënte presion pasi vajza e tij nuk lexonte dhe donte të dilte nga shtëpia, duke shtuar se këto akuza janë formë hakmarrje e saj.
Për këtë ka ndikuar, thekson ai edhe ndarja me ish-bashkëshorten.
Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, ai ka shpërthyer në të qara dhe është rrëzua. Ndërsa e bija në dëshminë e saj përshkroi një përvojë traumatike e cila sipas juristëve rezulton e vërtetë.
/e.d