Ka humbur jetën në një moshë shumë të re por edhe në mënyrë tragjike një futbollist i ri argjentinas.
Siç raportojnë mediat latine, Samuel Rebojo ishte pjesë e skuadrës së të rinjve të Aldosivit. 20-vjeçari stërvitej në divizionin e katërt që nga fillimi i vitit 2022 dhe ëndërronte të kalonte në kategorinë më të lartë.
Ai kërkonte me ngulm, që të firmoste një kontratë profesionale, që do ta çonte atë në skuadrën e parë, por klubi vendosi ta largonte nga gjiri i saj. Mirëpo ky vendim duket se nuk është përjetuar mirë nga 20-vjeçari, i cili zgjodhi t’i jepte fund jetës së tij.
Ky është rasti i dytë në dy vite, që ndodh një tragjedi e tillë në klubin e Mar del Platës, asokohe, gjithashtu 18-vjeçari Leandro Latorres vrau veten në vitin 2020 për shkak se nuk arriti të kalonte në ekipin e të rriturve. Një ngjarje thuajse e njëjtë, ndodhi dhe muajin e shkuar me Rodrigo Rodrigez, por lojtari i ri i Gimnasias, i cili tentoi të vriste veten, u shpëtua nga familjarët e tij. I riu u shtrua në spital për disa ditë dhe më pas u shërua./m.j