Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur Edi Ramës pasi kryeministri e ka cilësuar si të papranueshme gjuhën e tij dhe të kolegut Bujar Leskaj. Rama u shpreh se të dy kishin shkuar të dehur në seancë.
Në intervistën për Euronews Albania, Paloka u shpreh se nuk kishte asnjë dyshim që do të merrej vendimi për pezullimin e tyre edhe pse kur vetë Rama ka lëshuar një “lumë sharjesh” kundrejt opozitës nuk ka marrë asnjë vrejtje.
Ai tha se bashkë me Leskajn nuk reaguan publikisht ndaj kryeministrit “gojëqelbur që nuk meriton të jetë asnjë sekondë në atë vend”.
“Kjo thjesht shpjegon se si funksionon ai parlament ku nuk ka asnjë vlerë më fjala,” – deklaroi Paloka.
Një ditë më parë, përpara se të votohej për buxhetin mes dy deputetëve dhe kryeministrit Edi Rama pati përplasje verbale.
Sipas deputetëve të PS, Leskaj dhe Paloka bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë sot u mor vendimi që dy deputetët të përjashtohen nga seanca për 10 ditë.
/s.f