I ftuar në “Radari Informativ” në Abc, deputeti demokrat Edi Paloka ka sqaruar se si ndodhi incidenti gjate votimit te buxhetit 2023 në Kuvend. Përplasjen me kryeministrin, Paloka e cilësoi si një taktikë të mirëmenduar që sipas tij, Rama e përdor sa herë që në Parlament duhen votuar projektligje me rëndësi apo “të dyshimta.”
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së sqaron:
“Kjo e sotmja ishte vazhdim i asaj që ndodhi dje. Sot ndodhi e njëjta gjë, edhe pse nuk ishin kamerat, kur po votohej, unë dhe Leskaj hymë në sallë. Nikolla ndërpreu seancën, mund të ketë pasur arsyet e veta. Ky zotëria do të provokojë. Filloi me Bujarin pastaj ne i dhamë reston jo vetëm për sot por për gjithçka sa tha dje dhe çfarë ka bërë gjithë këto vite ndaj shqiptarëve. Ka 8-9 vite që fyen shqiptarët në përgjithësi.”
“Çështja e Portit të Durrësit u soll në mënyrë të jashtëligjshme, u votua në mënyrë të jashtëligjshme.”
Paloka ndërsa e mohoi edhe një herë që të ketë qenë në gjendje të dehur në Parlament tregoi se ndaj kryeministrit përdori të njëjtat fraza që ai përdori një ditë më parë në seancë plenare.
Po ashtu, Paloka e akuzoi kryeministrin se sa herë që në Parlament duhet të kalojë “raste të vështira” si Porti i Durrësit apo Buxheti, nuk futet në sallë pa konsumuar më parë kokainë.
Për këtë akuzë, deputeti demokrat tha se është gati të përballet me Ramën edhe në gjyq.
“Rama nuk hyn në sallë pa i futur 2-3 viza kokainë. E kam thënë edhe herë të tjera, e ka thënë edhe Dritan Prifti, ndjesë pastë. Le të më hedhë në gjyq. Dihet botërisht nga ata që e njohin, por kjo nuk është provë. E dimë edhe kush ia sjell, nga i vjen. Le të bëjë testin.” /m.j