Anëtari i Këshillit Kombëtar Spiro Vaso ka prezantuar kandidaturë në Primare për Bashkinë e Sarandës.
Në një dalje për mediat, ai tha se të rinjtë janë larguar nga arroganca e pushtetit lokal dhe qëndror të Partisë Socialiste, ndërsa shton se kjo e keqe duhet të hiqet.
Ai u ka bërë ftesë anëtarëve të partisë që të marrin pjesë në këtë proces për të rikthyer dinjitetin e tyre.
Unë jam Spiro Nikolla Vaso dhe kam vendosur që të kandidoj ne primaret për kryetar të Bashkisë Sarandë.
Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe aktualisht ushtroj profesionin e Avokatit.
Angazhimi im politik daton prej vitit 2005 në Forumin Rinor të PD Sarandë , në vitin 2016 jam përzgjedhur Anëtar i kryesisë së FRPD dhe anëtar i Këshillit Kombëtar për një mandat 4 vjecar.
Ndërkohë në Kuvendin e 30 prillit demokratët me votëbesuan për të qenë 1 nga 150 anëtarët e Keshillit Kombëtar.
Pas propozimeve te Grupseksioneve në degën e Partisë Demokratike Sarandë , dhe konsultimeve me qytetarët dhe demokratët e këtij qyteti, mora ketë vendim per ti rikthyer qytetarëve të Sarandës pushtetin vendor ne zgjedhjet e 14 Majit.
Gjatë këtyre 4 viteve në qytetin ku unë kam lindur dhe jam rritur, bashkia është perdorur për interesa personale të Adrian Gurmës, i cili perlën e jugut, Sarandën e ka kthyer në një ndërmarrje për militantët socialist, duke i mbyllur dyert qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm.
Ndaj si një i ri i këtij qyteti mora këtë vendim që së bashku me ju të largojmë këtë të keqe e cila e ka kapur qytetin tonë prej 12 vitesh.
Ndihem i trishtuar se si pushteti lokal dhe ai qendror i Partisë Socialiste i kanë detyruar të rinjtë që të braktisin vendin si dhe atyre që jetojnë aktualisht ne këtë qytet, u kanë mbyllur çdo mundësi për një të ardhme më të mirë.
Misioni im, si një i ri që kam vendosur të perballem me arrogancën e kësaj qeverie është kthimi i pushtetit lokal te qytetarët e Sarandës.
Ftoj anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të marrin pjesë në procesin e primareve i cili rikthen dinjitetin e tyre.
Kjo garë i nderon të gjithë kandidatët në keto primare, ndaj suksese të gjithëve dhe sëbashku do të fitojmë Bashkinë e Sarandës.
/e.d