Vazhdojnë të mbajnë qëndrime të ndryshme familjarët lidhur me rastin e radikalistit që mbante familjen e ngujuar prej vitesh me radhë.
Motra e Gjergj Laçit ka folur në “Shqipëria Live” ditën e sotme për vëllain e saj, dhe është shorehur se ky i fundit është i pafajshëm.
Rita Koca, motra e radikalistit, foli edhe për nusen e vëllait të saj, dhe në lidhje me mosprezencën e kësaj të fundit në varrimin e të babait, se “nuk bëhet kiameti (nami)”.
“Ka qenë i dehur kur ka qëlluar me automatik, dehej vetëm kur zinte rakinë në shtëpi”, tha e motra për gjendjen e të vëllait.
Në lidhje me deklaratat e gruas së Gjergjit, e cila ka kërkuar ndihmë nga Gjykata për tu ndarë nga 52-vjeçari, motra e radikalistit është shprehur se ajo është e lirë të bëj ëcfarë të dojë, pasi i vëllai mund të gjejë grua sapo të dalë nga burgu.
“Le të bëjë çfarë të dojë, Gjergji pasi të dalë nga burgu do të gjejë grua tjetër. A nuk do që të kthehet në shtëpi?
Puna është që ata të dy të rregullohen me njëri-tjetrin, por nëse ajo nuk do të vijë në shtëpi, të bëjë ca të dojë.
Ne e morëm analfabete, dhe e shkolluam”, u shpreh motra e radikalistit.
/s.f