Një mrekulli ka ndodhur në Kinë me rastin e vitit të ri kinez. Një foshnjë ishte shpallur e vdekur dhe ishte në frigoriferin e morgut, në pritje që të digjej. Por, foshnja shfaqi shenja jete pak para se ta futnin në krematorium. Temperatura në frigorifer ishte -12 gradë celsius.
Lajmin për e ka dhënë televizioni lokal i Zhejiangut, provincë në pjesën lindore të Kinës dhe është përhapur menjëherë, duke u quajtur si një mrekulli e vitit të ri hënor.