Pagat e të gjithë personelit të sistemit të sigurisë do të rriten duke filluar nga Janari 2023 kur hyn në fuqi edhe buxheti i ri. Këtë lajm e ka dhënë Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Parlamentit, ministri Bledi Çuçi foli me shifra konkrete.
Bledi Çuçi: Nga buxheti i Ministrisë së Brendshme, si përgjigje e drejtpërdrejtë që vjen nga kërcënimi i luftës është rritja e pagave për gjithë sistemin e sigurisë dhe duke iu përgjigjur që në muajin Shtator meqë kriza nuk pret shumë që të miratohen buxhetet, ne bëmë të mundur që të rrisimin pagat për mbi 7 mijë punonjës së Policisë së Shtetit në masën 17 për qind, një rritje që besoj unë është më e madhja e bërë në një moment të caktuar. Këtë rritje do ta garantojmë në mënyrë të qëndrueshme me buxhetin e 2023-shit dhe më tej.
Për 20 për qind të pjesës së mbetur të punonjësve të policisë, ky buxhet do garantojë një rritje prej 7 për qind. Në të gjithë sektorët apo agjencitë e sigurisë, kemi aplikuar një rritje të pagave. Për Gardën e Republikës janë 1300 punonjës që do të marrin një rritje paga 7 për qind.
Për AMP kemi një rritje në 86 për qind të Agjencisë, rritje mesater prej 13 për qind të pagave dhe për pjesën tjetër të mbetur, një rritje prej 7 për qind. Po kështu, edhe në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri janë 1181 punonjës që do të marrin nga ky buxhet si përgjigje ndaj kërcënimit nga inflacioni i luftës një rritje page prej 7 për qind. Të gjithë këta janë punonjës në shërbim të drejtpërdrejtë ndaj komunitetit për rritjen dhe forcimin e sigurisë së shqiptarëve. Për 2940 punonjës që janë në të gjithë sistemin e sigurisë do të kemi një rritje prej 7 për qind. Pra, një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj luftës.
/a.r