Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, njëherësh kryetari i URA, Dritan Abazoviç deklaroi se vendi nuk ndodhet në një situatë emergjente.
Sipas tij, ata që po e humbin me shpejtësi mbështetjen e elektoratit po e shtyjnë vendin drejt destabilizimit, shkruan Vijesti.
Abazoviç mori pjesë në takimin për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale, të cilin e inicioi kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviç në formatin e liderëve partiakë.
“Pavarësisht se disa nuk morën pjesë deri në fund të mbledhjes, kjo ishte kuptimplotë. Situata nuk është e komplikuar nëse ka një logjikë për drejtësinë. Unë do të doja të zgjidhja të katër gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Të paktën, të zgjidhet një për të zhbllokuar plotësisht situatën në Malin e Zi. Shumica e kolegëve ranë dakord që do të respektojmë vendimin e gjykatës nëse thotë se vendimet nuk janë marrë sipas rregullave”, theksoi ai.
/s.f