Ermal Mamaqi ka prezantuar librin e tij të parë me titullin “Në garë me veten”. Ai tha gjatë fjalimit të tij, se ka qenë Vera Grabocka që e ka shtyrë atë të bëhet prezantues.
Verës i thashë nuk e bëj dot. Do e bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh).
Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi.
Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj. Në një festë të TV Klan falenderova Verën dhe ajo tha: Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”, tregoi Ermali.
Nga ana tjetër Ermali iu është përgjigjur kritikave që mori pas publikimit të librit të tij të parë “Në garë me veten”.
Ermali tha se i priste paragjykimet, por ndërkohë edhe u habit nga kjo herezi e krijuar duke qenë se të gjithë janë rritur me librat e Adelina Mamaqit, e cila është familjare e tij.
/s.f