Marrëveshja për portin e ri të Durrësit dhe kërkesa e maxharancës për të hyrë në rend të ditës, ka nxitur debate mes PS dhe opozitës në sallën e Kuvendit.
Sipas Enkelejd Alibeajt, me hyrjen e kësaj marrëveshje në rend dite, shkelet rregullorja. Kjo gjë është
DEBATI
Balla: Hyrja e kësaj marrëveshje në rend dite është bazuar në rregullore dhe e respektuar rregullorja në çdo germë të saj. Nëse ka një argument që kjo nuk është në rregullore, do përgjigjem.
Alibeaj: Rregullorja është e qartë. Ajo ç apo ndodh sot është një ndrysim i kalendarit të punës. Ka një kërkesë nga disk ush se përse po bën një kërkesë për të ndryshuar rendin e punës së këtij parlamenti. Është e udhës që të jepen sqarime se pse po futet një projektligj jashtë rendit të ditës. Të respektojmë rregulloren.
Balla: Kushtetuta e Republikës, i ka dhënë të drejtën qeverisë, 28 deputetëve që të kërkojnë shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të një akti ligjor që vjen nga qeveria. Kërkesa që ka ardhur është tërësisht me procedurën e kushtetutës. Sa i përket nevojës, mendoj se nëse ju do të ishit dakord, ne të jepnim mundësi që të miratonim që sot këtë marrëveshje. Është një nga ato momente kur kuvendi i Shqipërisë çel për Shqipërinë tonë të përbashkët një moment të ri në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, në hapjen e një epoke të re. Thirrja ime është për deputetët e Durrësit, që jo vetëm ta votojmë sot, por ta votojmë pa humbur kohë. Shteti shqiptar ka negociuar për një kohë të gjatë dhe ka sjellë një kontratë të besueshme dhe që i jep mundësi Shqipërisë, që nga një mungesë të hartës së porteve në Mesdhe, të kthehet në një prej pikave të rëndësishme të këtij sektori që nuk kemi ekzistuar. Porti i Durrësit shumë shpejt do të kthehet në një prej porteve më të rëndësishme të industrisë globale, e shoqëruar me pjesën e zhvillimit të akomodimit të jahteve dhe do e kthejë Durrësin në atraksion të Mesdheut. Akuzat që keni hedhur deri tani për këtë çështjes, duhet t’i tërhiqni pas. Këtë këngë e nisi Saliu. Ai është ai i borderosë së Kremlinit. Kremlini nuk ka interes që në Shqipëri të ketë port.
/a.r