Autoritet spanjolle kanë zhvilluar një operacion anti-drogë ku si rezultat është arritur të shkatërrohet një bandë kriminale shqiptare në A Coruña.
Mediat spanjolle shkruajnë se banda kriminale trafikonte heroinë në A Coruña dhe në qytetet përreth.
Agjentët kryen shtatë kontrolle gjatë së cilave u kryen disa arrestime dhe u sekuestruan më shumë se tre kilogramë lëndë narkotike.
Autoritet spanjolle kanë mbajtur të fshehtë numrin e të arrestuarve, ndërsa në orët në vijim pritet të dalin njoftime të reja mbi operacionin anti drogë.
/s.f