Sazan Guri ka shpallur kandidaturë për të garuar në “Primaret” e PD-së për Bashkinë e Beratit ku do të zgjidhet kandidati për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Këtë gjë, Guri e bëri me dije gjatë një bashkëbisedimi me Sali Berishën.
Ambientalisti tha se nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo, por e rëndësishme është të guxojë.
Madje ai tha më tej se nëse i fiton zgjedhjet, rivalin e tij në “Primare” do e bëjë direkt nënkryetar bashkie
“Unë guxova, kryetar bashkie në Berat, s’ka rëndësi nëse me zgjedh primarja apo jo.
Po unë guxova si intelektual, si djalë Berati.
Madje i thashë kolegut, nëse unë zgjidhem kryetar, ti do jesh automatikisht nënkryetar, ai që konkurron.
S’ka rëndësi fare, të guxojmë” tha Sazan Guri./m.j