Ambasadori i SHBA, Donald Lu, dhe kryesuesja e delegacionit të BE, Romana Vlahutin, i janë drejtuar paraditen e sotme selisë blu, për t’u takuar me kreun e Partisë Demokratike. Në takimin me kryeopozitarin, Lulim Basha, mendohet se tema e bisedimeve do të jetë Reforma në Drejtësi, dhe diskutimet e ditëve të fundit për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Një ditë më parë, krerët e politikës shqiptare janë takuar me eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein, duke u ndalur konkretisht tek drejtësia dhe dekriminalizimi, që janë reformat kyçe në vend.