Kryeministri Edi Rama duket besimplotë kur thotë se fluksi i largimeve nga Shqipëria do të fillojë të bjerë dhe do të rritet akoma më shumë kthimi në vend.
Në një bashkëbisedim me të rinjtë e Kamzës, Rama u shpreh se Shqipëria ofron mundësi, edhe pse ekzistojnë vështirësi.
Ai ftoi sërish qytetarët që paratë të cilat i shpenzojnë për t’u larguar nga vendi, t’i investojnë në Shqipëri në agroturizëm.
“Nëse e shohim sot vendin me syrin e mundësive, sot ka mundësi më të mëdha se dje. Kush thotë që në Shqipëri nuk ka mundësi, nuk thotë të vërtetën. Sigurisht që në Shqipëri ka vështirësi. Se po mos kishte mundësi nuk do kishte plot njerëz që kthehen. Ne jemi në një trend që më shumë ikin se sa kthehen, por jam i sigurt që do fillojnë të kthehen dhe do fillojnë kthimet më shumë se sa ikjet sepse andej po bëhet gjithnjë e më e vëshitrë.
Nëse këtu nuk e shikon thjesht dhe vetëm tek dyert e shtetit të ardhmen tënde, por e shikon te mendja jote, atëherë ti këtu ke shumë më tepër mundësi se sa atje. I kuptoj shumë mirë ata që duan të hyjnë në institucione shkencore të një niveli të lartë, ndërsa dikë që paguan 10 mijë Paund për të kaluar kanalin e La Manshit dhe për t’u futur në një xhungël, e mirëkuptoj por mendoj që ka dhe një rrugë tjertër, që ato 10 mijë Paund t’i investojë tek toka e babës, tek toka e gjyshit dhe të bëjë një agroturizëm. Dhe e garantoj që do fitojë më shumë nga sa fiton atje”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
/a.r