Në sallën operative sot mbërriti një telefonatë se në ambientet e SPAK ka bombë.
Menjëherë pas këtij alarmi, policia është vënë në lëvizje dhe ka nisur kontrollin në ambientet e brendshme të godinës dhe zonën përreth.
Por nga kontrollet nuk është konstatuar asnjë gjë, teksa policia thotë se alarmi ka qenë i rremë.
Blutë po punojnë për identifikimin e personit që dha alarmin, i cili ka fikur telefonin.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”.
Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.
Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.
/a.r