Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin të zhvilluar ditën e sotme, Enkelejd Alibeaj tha se patrullat e policisë nuk duhet të ngrihen në mënyrë abuzive dhe se publiku shqiptar do të duhet të konsiderohen si aleat në ruajtjen e rendit dhe të provokohet dhe të krijohet një marrëdhënie miqësore.
“Për të gjithë persona deri në moshën 55 vjeç leja e drejtimit të jetë e tillë që të mos kërkojë rinovime kohë pas kohë. Me kalimin e kësaj mase rifreskimi të jetë në intervale kohë të arsyeshme. Përveç kësaj kemi parashikuar që projektligji të jetë i tillë që shpejtësia e lejuar në autostrada të jetë e tillë që ruhen në mënyrë strikte elementë të sigurisë.
E kupton që administrimi që shteti di duhet tu bëjë drejtuesve të automjeteve ka nevojë të ketë forcë represive. Masa e pezullimit të lejes së drejtimi është disporprocionale sa kohë e kanë mjetin përdorues pune.
Herë pas herë shohim që postblloqet mbijë kudo është krijuar ndjesia në publikun shqiptar që nevoja e kontrollit nga policia e shtetit pa i hequr të drejtën në ndjekjen e të dyshuarve për kryerjen e krimeve, kthehet në barrë për përdoruesit e automjeteve. Ngritja e këtyre postblloqeve është një praktikë që një natyrë korruptive. Shteti nuk duhet të shndërrohet në atë të natyrë policore”, ka thënë më tej Alibeaj.
/s.f