Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se skandali me aferën e portit të Durrësit po thellohet.
“Vazhdon të thellohet skandali i portit të Durrësit. Dali në pah dhe lidhjet e kryeministrit për të bllokuar transparencën. Zoti Vasili ka bërë disa pyetje muaj më parë.
Ende sot pas gati 3-4 muajsh nuk ka asnjë përgjigje dhe asnjë llogaridhënie me këto pyetje. A është dhënë statusi kompanisë? Cila është kompania? Në memorandumin e përmendur nuk është EMAR group. Cilat janë masat garantuese që porti i Durrësit mos të sekuestrohet nga bankat vendase.”, tha Meta.
/s.f