Kapja e 33.5 kilogramëve kokainë gjatë ditëve të fundit në portin e Durrësit ka rikthyer vëmendjen e mediave dhe publikut ndaj trafikut të sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga shtetet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë dhe më pas Europës.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha duke zbuluar edhe një “secret” në lidhje me sasinë e kokainës që gjendet zakonisht nëpër arkat me banane.
Sipas tij, në çdo rast, deri më tani është konfirmuar se sasia e kokainës që gjendet në arkat e bananeve është 17 kilogram për arkë.
Postimi i Artan Hoxhës:
Erdhi malli i mire, erdhi…
Qe te jemi korrekt, sa here ngarkesa me kokaine eshte brenda ne arkat me banane, pesha eshte standart…
Pesha totale e arkes 21 kg.
Pesha e “mallit” mes bananeve 17 kg.
Pesha e bananeve qe mbulojne “mallin” 2 kg.
Pesha e arkes prej kartoni 2 kg.
Pesha e bananeve qe duhet te jete ne arke 19 kg.
Gjate dy viteve te fundit, ne te gjitha rastet kur “malli” ka qene brenda arkave me banane, pesha e kokaines ka qene preçize, 17 kg per çdo arke.
Prandaj nese policia thote, se ne portin e Durresit mungojne ose jane vjedhur X arka me banane, nga konteineret e MAESK ardhur nga Ekuadori, pesha e vertete e “mallit” te ardhur eshte:
X shumezim per 17 kg…
“Furnitoret” ne Ekuador, jane serioze, nuk çedojne ne pune te tilla./m.j