Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
Takimi mes tyre është zhvilluar në godinën e Kryeministrisë. Vetë Rama ka publikuar një foto të takimit duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Me anëtaren e kabinetit të Presidentit Biden, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield”.
Më herët gjatë ditës së sotme, ambasadorja e SHBA në OKB u takua edhe me Presidentin Bajram Begaj.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield, mbërriti në Shqipëri një ditë më parë, ku vizitoi edhe Shtëpinë e Gjetheve, e shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Shqipëria dhe SHBA janë bashkëpenëmbajtëse në Këshillin e Sigurimit në OKB.
/a.r