Kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, e ka gëzuar heqja e barrierave në kalimin e kufirit mes Kosovës e Maqedonisë.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka kujtuar se ky lajmi për nënshkrimin e marrëveshjeve midis Shkupit dhe Prishtinës për kalim të kufirit vetëm me letërnjoftime dhe të hapjes së vendkalimit të ri kufitar vjen në vigjilje të përvjetorit të 8 të pavarësisë së Kosovës.
“Shumë shokë tanë ranë për pavarësinë e Kosovës dhe për të mos pasur më kufij, andaj dhe s’kishim se si mos të punojmë në këtë drejtim, dje me Shqipërinë, sot me Kosovën. E ardhmja e rajonit tonë është heqja e kufijve mes nesh dhe integrimi i përbashkët në BE dhe NATO”, ka thënë Ahmeti.