1- Tregoni kujdes në takimin e parë sepse ka shumë rëndësi. Kini paraqitjen tuaj më të mirë dhe veproni siç duhet.
2- Jini i vëmendshëm. Merrni disa minuta kohë për të thithur më shumë informacion për partnerin tuaj.
3- Bëni komplimente. Gjeni diçka për personin që ju pëlqen. A ka apo jo flokë të bukur, apo sy të bukur, etj?
4- Lëreni negativitetin mënjanë. Puthja e vdekjes është kur risillni në mend gjëra të këqija.
5- Flirtoni. Një libër i tërë mund të shkruhet për efektin pozitiv që ka flirtimi tek një njeri.
6- Kërkoni atë që dëshironi. Të kërkosh nuk garanton se do të marrësh atë çfarë dëshiron, por sigurisht që shton numrin e shanseve.
7- Kontrolloni veten. Ndryshimi mes intimitetit romantik të “papjekur” dhe atij të “maturuar” qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë impulset e tyre.
8- Mos ngatërroni fantazinë me realitetin. Keni njohur një person shumë të dëshiruar dhe në mendjen tuaj e dini se do të mund të kishit në lidhje romantike shumë të bukur së bashku.
9- Vendosni limite mes njëri-tjetrit dhe qëndrojini besnik atyre. Komunikoni hapur rreth asaj çfarë pëlqeni dhe jo , cilat fjalë apo fantazi janë eksituese dhe cilat jo.
10- Jini të sjellshëm. Disa nga fjalët më seksi në të gjitha gjuhët e botës janë “të lutem”, “faleminderit”. Sado e rëndë te jetë situata, sjellja e mirë tregon se keni respekt për partnerin dhe se vlerësoni shoqërinë e tij.