Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë Belind Këlliçi tha se mes Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lulzim Basha zgjedh këtë të fundit si kryebashkiaku më i mirë i kryeqytetit pas viteve 1990.
I ftuar në emisionin “Rinon” në Euronews Albania, Këlliçi theksoi se Basha në 4 vite dha 80 leje ndërtimi ndërsa Veliaj jep 100 leje në muaj.
“Nuk di t’ua ndajë këtë pjesë. I fundit që më vjen në mendje është Erion Veliaj. Edi Rama nisi procesin e betonizimit të Tiranës me 11 vitet që drejtoi Bashkinë. Edhe pse Basha i ka bërë shumë pak dëm Tiranës, unë prapë nuk e rendis te një ndër më të mirë. Ai ka dhënë vetëm 80 në 4 vit, ndërsa Erion Veliaj jep 100 leje në muaj.
Zoti Brojka ka drejtuar Bashkinë në periudhën më të vështirë. Nuk e di nëse mund të konsideroj Tomorr Malasi si një nga titullarët e parë në vitet ’90. Do përzgjidhja Brojkën dhe Malasi. Midis të Bashës, Ramës dhe Veliajt zgjedh Bashën”- tha ai.
/s.f